ShFMU “Gjon Serreçi” ka mbajtur program artistik për ditën ndërkombëtare të fëmijëve

Nën organizimin e arsimtarëve të ShFMU “Gjon Serreçi” dhe përkujdesjes së Drejtorisë së shkollës të fshatit Mogillë, sot është organizuar program artistik me rastin e ditës ndërkombëtare fëmijëve.

Në këtë manifestim kanë marr pjesë Nënkryetarja për Komunitete në Komunën e Kllokotit, Selivje Rexhepi, përfaqësues nga Policia e Kosovës dhe mysafirë të tjerë.

Të pranishmit dhe nxënësit, fillimisht i përshëndeti drejtori i shkollës Hasan Rashiti, me ç’ rast i uroi fëmijët për Ditën e tyre dhe foli për historikun e kësaj date.
Me një fjalë rasti, të pranishmit i përshëndeti edhe nënkryetarja Selvije Rexhepi. 

Përveç programit artistik të përgatitur nga nxënësit, gjithashtu është hapur edhe ekspozita me punimet e nxënësve të klasës së gjashtë dhe bibloteka e shkollës./PlusTv/

  • WhatsApp
  • Tweet
  • Shtype
Loading...

Postime të lidhura

Flash Lajme

Më të lexuarat