Gruaja rome e cila ishte sulmuar para pak ditësh në Lipjan është sulmuar sot përsëri në Ferizaj. Në disa fotografi të publikuara në rrjetet sociale, shihet një turmë njerëzisht në qytetin e Ferizajt teksa e sulmon gruan rome.

Ndërkohë nga Policia e Kosovës nuk kanë dhënë ende detaje lidhur me rastin. Kujtojmë se ndaj sulmit që ndodhi para pak ditësh në Lipjan ndaj të njëjtës viktimë kanë reaguar edhe krerët shtetërorë si dhe organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Po ashtu, e njëjta është marrë në mbrojtje të shtetit. Për të njëjtën grua ishte pretenduar gabimisht se është person i rrezikshëm e cila ‘grabit fëmijë’.

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All