Nga nesër fillon matja e gazrave të automjeteve (FOTO)

Nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit kanë bërë të ditur se nga nesër fillon implementimi i matjes së gazrave të automjeteve.

“220 ton materie grimcore, të dëmshme, lirohen nga veturat në Kosovë. Kjo i bën ato ndër ndotësit kryesor të ajrit në vend, çka e rrezikon seriozisht shëndetin e qytetarëve tanë”.

“Për ta ndalur këtë, Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit do të fillojë matjen e emetimit të gazrave. Matja fillon nga 1 qeshori i këtij viti. Në tre muajt e parë kushdo që e teston makinën ka çmim promovues dhe nuk i nënshtrohet nivelit të kalueshmërisë. Ato vetura që nuk i nënshtrohet testit brenda këtyre tre muajve dhe pas këtij afati nuk e plotësojnë nivelin e Euro4 për lirimin e gazrave të ndaluara, nuk mund të regjistrohen”.

“Ky udhëzim administrativ vjen si kërkesë dhe kriter i dalë nga Bashkimi Evropian, pjesë e të cilit synon të jetë edhe Kosova. Ne angazhohemi për ajër më të pastër e jetë më të shëndetshme”, thuhet në spotin promovues të kësaj ministrie, /KlanKosova/.

  • WhatsApp
  • Tweet
  • Shtype
Loading...

Postime të lidhuraBallinë

Flash Lajme

Më të lexuarat