Po ashtu, ai ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e festës së Fitër Bajramit.

“T’iu uroj myftiut dhe të gjithë bashkëpunëtorëve të tij këtë Fitër Bajram pas muajit të shenjtë të agjërimit, duke i falënderuar njëkohësisht për të gjithë atë që ka bërë Bashkësia Islame në përgjithësi dhe veçmas disa institucione siç është Medreseja në vite shumë të rënda.

Ia thashë edhe këtu myftiut, besoj për memorien e njerëzve, është diçka që gjithmonë kujtohet, që në vitet e hershme, që në vitet ‘90 ka qenë një angazhim i jashtëzakonshëm dhe ka qenë derë e hapur për të gjitha aktivitetet që i bënim në atë kohë. Normalisht që qytetarët e Kosovës, e Prishtinës, po edhe ne si subjekt politik këtë e vlerësojmë shumë dhe ua dimë sigurisht për nder. Unë e di që këta e kanë bërë për qytetarët e vendit, por në atë kohë nuk ka qenë e lehtë, kështu që shfrytëzoj rastin edhe përmes këtij eventi që është shumë e veçantë për BIK-un edhe një herë t’iu uroj të gjithëve Fitër Bajramin me shpresë se do të mbizotërojë shëndeti, mirëqenia dhe begatia në familjet e qytetarëve tanë”, tha ai./KosovaPress/

Loading...


Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All