Ai tha se në mënyrë të veçantë uron familjet e dëshmorëve dhe martirëve të vendit.

“Urime të gjithëve ju qoftë Bajrami, ju familjeve tuaja, gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, më së shumti atyre që ndajnë dhimbjen në këto ditë, po them për ata që janë ndarë me bashkë familjarët e tyre nga Bajrami i kaluar në këtë Bajram dhe të jenë edhe më të fortë.

Gjithsesi edhe familjeve që kanë dhënë më së shumti për kombin tonë, ata janë familjet e dëshmorëve, martirëve të lirisë, heronjve të Kosovës. Kisha pasur edhe një urim që pas këtij muaji të shenjtë të Ramazanit, muajit të sakrificës dhe solidaritetit, që ne si komb të kujtojmë të kaluarën tonë, por më shumë të mendojmë për të ardhmen, që ne si komb të mendojmë në mënyrë kritike për njëri-tjetrin, por të mos e urrejmë njëri-tjetrin, ta duam më shumë, ta ndihmojmë, ta përmirësojmë njëri tjetrin. Faleminderit myfti për çdo predikim të cilin BIK-u e përmes jush çdo imam në Kosovë bënë për komunikimin i cili është solidaritet, respekt, solidaritet çdo feje, race, identiteti, por në të njëjtën kohë e dallon edhe identitetin tonë kombëtar në kuptimin pa e fyer asnjë identitet tjetër, mbron vlerat universale të njerëzimit dhe respektin ndër njerëzor”, tha Veseli./KosovaPress/

Loading...


Flash Lajme

Më të lexuarat