Femrat kanë më shumë stres në punë se sa meshkujt

Sipas një studimi, një e gjashta e rasteve me depresion është pasojë e stresit në vendin e punës, ndërsa femrat përjetojnë më shumë stres në punë sesa meshkujt.

Studimi është i bazuar në të dhënat e marra nga anketimi i 1100 punëtorëve australianë. Kushtet stresuese janë definuar si kombinim i kërkesave të mëdha në punë dhe mundësive të vogla për të kontrolluar mënyrën me të cilët ato kërkojnë të plotësohen.

Të dhënat kanë treguar se përmirësimi i kontrollimit të punës, kategorizimin e kërkesave dhe mbështetjen më të mirë nga drejtuesit dhe vetë punëtorët ndaj njëri-tjetrit, do të ketë ndikim më të mirë në zvogëlimin e këtij stresi i cili ndikon në shfaqjen e depresionit. “Femrat janë shumë më të rrezikuara nga stresi dhe depresioni si pasojë e punës sesa që është rasti me meshkujt.

Prandaj, për ta shmangur këtë dukuri tejet shqetësuese duhet të ketë përmirësim në kontrollimin e punës dhe një koordinim më të mirë të punës mes vetë punëtorëve”, thuhet në këtë studim. Ky studim ka nxjerrë në pah se femrat janë për 30 për qind më shumë të ekspozuara ndaj stresit, në krahasim me meshkujt.

  • WhatsApp
  • Tweet
  • Shtype
Loading...

Postime të lidhuraBallinë

Flash Lajme

Më të lexuarat