Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara është duke diskutuar edhe për aksionin e Policisë së Kosovës në veri të vendit.

Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në Kosovë, Zahir Tanin, gjatë raportimin në Këshillin e Sigurimit të OKB-së ndër të tjera ka folur edhe për arrestimin e dy punonjësve të UNMIK-ut nga Policia e Kosovës gjatë aksionit të 28 majit në Veri.

Ai ka përmendur arrestimin e dy punonjësve të tyre, duke theksuar se gjatë arrestimit nuk është respektuar imuniteti i punonjësve të UNMIK-ut.

Tanin ka thënë po ashtu se Prishtina nuk i ka dhënë shumë dëshmi OKB-së lidhur me arrestimin e dy punonjësve.

Duke përmendur vendimin e Kosovës, ku shtetasi rus u shpall “Non grata”, Tanin ka thënë se doktrina “Non grata”, nuk vlen për punonjësit e OKB.

Ai ndër të tjera ka folur edhe për taksën, si dhe për zgjedhjet e jashtëzakonshme në Veri.

“Vendosja e tarifës 100 për qind ende vazhdon përkundër kërkesave për heqjen e saj. Qëndrimi i Beogradit është se heqja e taksës është kushti minimal për nisjen e bisedimeve. Udhëheqësit e Prishtinës po ashtu kanë caktuar kushte por jo me një unifikim të qëndrimeve.

Në këto rrethana udhëheqësit duhet të ushtrojnë përgjegjësin e tyre, në mënyrë që këtë çështje komplekse ta drejtojnë larg një konflikti. Udhëheqësit e të gjitha palëve duhet të ushtrojnë përgjegjësinë e tyre në mënyrë që këtë gjendje komplekse ta drejtojnë larg nga çdo lloj përshkallëzim”, u shpreh Tanin.

Flash Lajme

Më të lexuarat