Medaljen Urdhri i Lirisë ish presidentit Clinton ia ka dhënë presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.

Clinton ka ardhur sot në Kosovë për të marr pjesë në shënimin e 20 vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë më 12 qershor 1999.

Presidenti Thaçi tha me këtë rast se nuk ka çmim që mund ta shpërblej kontributin e Clinton për lirinë e popullit shqiptar të Kosovës.

Në anën tjetër ish presidenti amerikan tha se Kosova është shembull i demokracisë dhe përkushtimit për të rritur dhe për të jetuar në paqe me fqinjët.

“Kosova meriton të jetë në Unionin Evropian dhe në NATO si shtet i pavarur./KosovaPress/


Loading...


Flash Lajme

Më të lexuarat