Shumë qytetarë mbanin në duar flamurin kuq e zi dhe atë të ShBA-së.

Këta qytetarë po presin të takohen edhe me dy figurat kryesore të kësaj ngjarje, ish- presidentin amerikan Bill Clinton dhe ish- sekretaren amerikane të shtetit Madeleine Albright të cilët po qëndrojnë në Kosovë për të shënuar dekadën e dytë të çlirimit të Kosovës.

Duartrokitje të pafundme dhe ovacione të shumta qytetarët po bëjnë për këto dy personalitete të rëndësishme për lirinë e Kosovës.

Qytetarët ndërkaq do të ketë mundësi të takohen me Clinton e Albright në orën 14:00 ku do të bëhet edhe ‘Ecja për liri’ drejt sheshit ‘ Madeliene Albright’./KosovaPress/


Loading...


Flash Lajme

Më të lexuarat