Në takim u bisedua për zgjerimin e bashkëpunimit ndërmjet parlamenteve të dy vendeve dhe shkëmbimin e përvojave.

Ministri Pacolli vlerësoi se Parlamenti i Çekisë mund të ndihmojë Kosovën në rrugën e saj të integrimeve evropiane dhe në përafrimin e legjislacionit të Republikës së Kosovës me BE-në.

Sips një komunikate të Ministrisë së Punëve të Jashtme, gjatë takimit u bisedua hapur për bashkëpunimin e dy vendeve në fusha të ndryshme dhe për krijimin e një Grupi të Miqësisë ndërmjet Parlamentit të Republikës së Kosovës dhe të Çekisë.

“Thellimi i bashkëpunimit në fushën e ekonomisë dhe të investime me Çekinë ka një rëndësi të veçantë, andaj kërkoj nga Kryetari i Parlamentit më shumë prani Çeke në Kosovë dhe më shumë Evropë në Kosovë”, tha ministri Pacolli duke shtuar se mbështetja e Republikës së Çekisë për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, përfshirë edhe Këshillin e Evropës dhe mekanizmat e sigurisë, si në Interpol ka një rendësi të veçantë. Duke falënderuar për mikpritje ministri Pacolli ftoj për vizitë në Kosovë kryetarin e Parlamentit çek.

Ministri gjatë ditës ka vizituar edhe Senatin e Parlamentit të Republikës së Çekisë, një prej institucioneve më mbështetëse të Republikës së Kosovës.

Aty është pritur nga nënpresidenti i Senatit, Jiri Ruziçka dhe anëtarët e delegacionit të tij ku u bisedua për zgjerimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve. I shoqëruar nga Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ministri Pacolli ka theksuar se Kosova është mirënjohëse për gjithë ndihmën që Republika e Çekisë i ka dhëne Kosovës që prej përfundimit të luftës dhe njëkohësisht për angazhimin e saj në vendosjen e bashkëpunimit ekonomik që do të përafroje dy vendet tona me shumë.

“Është e rëndësishme që të thellojmë bashkëpunimin ndërparlamentar dhe të përgatisim rrugën e integrimeve evropiane bazuar në praktikat e mira të Republikës së Çekisë”, tha ministri Pacolli.

Sipas komunikatës, me bashkëbiseduesit u folën edhe temat e ndryshme të bashkëpunimit me theks edhe në bashkëpunimin në fushën e arsimit./KosovaPress/

Loading...


Flash Lajme

Më të lexuarat