Promovohet monografia “Sllatina e Epërme e Anamoravës”

Në Viti është promovuar libri monografik “Sllatina e Epërme e Anamoravës”, e autorëve Fahrush Rexhepi dhe Jusuf Osmani.


Është kjo një vepër me karakter historik, gjeografik, dhe etnografik për të ndriçuar të kaluarën e fshatit Sllatinë e Epërme.
Nga folësit u tha se autorët kanë argumentuar ndikimin e banorëve të këtij lokaliteti në rrjedhat e historisë dhe trajtimi shkencor i historikut të këtij fshati është me interes shkencor dhe shoqërorë.

Në këtë evenement kulturor, rencensti Ibrahim Gashi, tha se autorët përmes një hulumtimi kanë paraqitur dëshmi historike për fshatin dhe trevën në përgjihtësi. Sipas tij, rëndësi të madhe ka edhe kapitulli i tretë që flet për Sllatinën so njësi administrative-territoriale lokale në kuadër të Komunës së Vitisë.

Promovimin e plotë të monografisë mund ta ndiqni sonte me fillim nga ora 20:30 në Plus Tv.

  • WhatsApp
  • Tweet
  • Shtype
Loading...

Postime të lidhura

Flash Lajme

Më të lexuarat