Ata kanë kërkuar edhe një herë që projektligji për financimin e partive politike të mos kalojë.

Valmir ismajli nga D+ tha se kanë bojkotuar punën e grupit punues.

"Sot kemi pasur të jemi pjesë e grupit punues për reformë zgjedhore të themeluar komisioni ad-hoc i kuvendit të Kosovës për reformë zgjedhore. Ne kemi vendosur ta bojkotojmë punën në këtë grup këshillues. Derisa Qeveria dhe Kuvendi nuk e tërheqin projektligjin për financimin e partive politike, ne kemi vendosur që përkohësisht të pezullojmë aktivitetet tona në këtë grup punues", tha ai.

Ismajli tha se do të kthehen në këtë komision, vetëm atëherë kur Qeveria dhe Kuvendi e tërheqin këtë projektligj./KosovaPress/



Loading...


Flash Lajme

Më të lexuarat