Reagimi i Z Mobile pas raportimit të Devollit

Reagimi i Z Mobile pas raportimit të Devollit

Pronari i kompanisë, Dardafon.net e njohur si Z-Mobile, Blerim Devolli ka raportuar në Komisionin Hetimor për Postën dhe Telekomin e Kosovës.

Blerim Devolli, bashkë me ekipin e tij, është përgjigjur në interesimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për hetim të Telekomit.
Pas raportimit të tij Z Mobile përmes një komunikate për media a dërguar raportet të audituara, ku sipas Z Mobile vërehet se më shumë ka përfituar Telekomi.

Nga këto raporte të audituara shihet se të hyrat e Z Mobile për këtë periudhë kanë qenë 60,437,000, prej të cilave vetëm 5,065,000 i kanë mbetur Z Mobile para tatimit, kurse përfitimi i Telekomit ka qenë më shumë se katër fish më i madh, saktësisht 22,458,000, ndërsa shpenzime operative kanë qenë 32,914,000.
Gjithashtu, do theksuar përsëri se Z Mobile në asnjë formë nuk e ka dëmtuar Telekomin e Kosovës, ashtu siç pretendohet të paraqitet nga qarqe të caktuara.”, thuhet në njoftimin e Z Mobile.

Sipas Z Mobile për të gjitha përqindjet e pjesëmarrjes në treg, transaksionet, raportin e fitimeve dhe shpenzimeve dhe çështje të tjera që janë të ndërlidhura me këtë kontratë ka dokumente dhe dëshmi, të cilat ne edhe sot i paraqitëm para komisionit parlamentar dhe nuk do të hezitojmë ti paraqesim në secilën situatë./21Media

Flash Lajme

Më të lexuarat