Latif Zeka, komandant i brigadës së zjarrfikësve të Prishtinës ka thënë se nga ky zjarr një person është lënduar ndërsa është evituar rreziku për banorët që jetojnë aty.


"Diku ka 15:40 minuta e kemi marrë lajmin se është djegur një banesë, kemi dalë në vendin e ngjarjes, kanë qenë në pyetje orët e rrymës komplet në flakë. Të lënduar kam parë që njërit i është ofruar ndihmën e parë për të tjerët nuk kam të dhëna, por është rastësi që afër 20 m ka ndodhur një rast tjetër një banesë,ku ka qenë po ashtu ora e rrymës në pyetje. Tymi ka shkuar në banesa, fëmijët kane dalur në ballkone për tu freskuar . Nuk ëahtë rrezik për të qëndruar këtu", tha Zeka.


Sipas Policisë mbështetur në rezultatet e para të hetimit si dhe të atyre të ekzaminimit të vendngjarjes është ngritur dyshimi I bazuar se tymi mund të jetë shkaktuar nga faktori njeri, saktësisht nga persona të dyshuar që në mënyrë ilegale kanë qenë duke punuar në kabllo elektrike dhe njehësorët e rrymës, të cilat janë të vendosura në ndërtesat në fjalë.

Gjë për të cilën policia ka shoqëruar në stacion policor një person të dyshuar./KosovaPress/


Loading...


Flash Lajme

Më të lexuarat