Vitia asgjëson rreth 25 ton produkte me afat të skaduar

Komuna e Vitisë nëpërmjet Drejtorisë për Inspeksion konform Ligjit për mbrojtje të Konsumatorit ka intensifikuar këto ditë inspektimin e afatit të produkteve ushqimore nëpër qendrat tregtare që operojnë në tregun e kësaj komune, transmeton Plus Tv.

Drejtori i Inspekcionit në Viti, Skender Ahmeti, ka thënë se vetëm ditëve të fundit, kanë asgjësuar produkte ushqimore dhe të tjera pa afat rreth 25 ton, pasi është grumbulluar nëpër disa markete e qendra tregtare të Vitisë.

Ai tha se është duke u bërë kontrollë sanitare rreth artikujve ushqimorë në të gjitha lokalet afariste ushqimore dhe sipas tij, është duke u punuar në sigurin e ushqimit për konsumatorët bashkë me Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë, gjegjësisht inspektorët e agjencionit.

Ahmeti bëri të ditur se pas inspektimeve dhe këshillave të inspektorëve të AUV-së është ngritur vetëdijesimi i operatorëve të biznesit që merren me ushqim duke njoftuar për të gjitha dyshimet që vërejnë në produktet e tyre.

Ai shtoi se fundmi është gjobitur deri në 2 mijë euro një subjekt afaristë për rrezikim të shendetit të konsumatorëve pasi nuk i është përmbajtur kritereve për sigurinë ushqimore të plasuar në tregë./Plustv/

  • WhatsApp
  • Tweet
  • Shtype
Loading...

Postime të lidhuraBallinëTopLajm

Flash Lajme

Më të lexuarat