Pacolli dhe Eriksen dakordohen për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve

Pacolli dhe Eriksen dakordohen për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve

Ministri i Punëve të Brendshme, Behgjet Pacolli ka pritur në takim homologen e tij norvegjeze, Ine Eriksen.

Gjatë këtij takimi, dy kryediplomatët kanë diskutuar për raportet Kosovë -Serbi.

“Gjatë këtij takimi, znj. Eriksen i shpjegova faktin se Serbia po provon ta bllokojë Kosovën në synimin e saj të integrimit në familjen e shteteve demokratike, evropiane”, ka shkruar Pacolli.

Ai theksoi se Norvegjia është vend model nga i cili mund të mësojmë shumë për zhvillimin dhe bashkëpunimin ndër-shtetëror.

“Ky vend ka përkrahur fuqishëm Republikën e Kosovës në të gjitha etapat para dhe pas pavarësisë. Edhe sot, Eriksen shfaqi mirëkuptim total për nevojën e përkrahjes së Kosovës në proces të hapjes së mundësive të reja. U dakorduam për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe shpreha mirënjohje për përkrahjen e Norvegjisë në procese të afirmimit tonë ndërkombëtar. Jemi të inkurajuar me faktin se kemi miqësi dhe partneritet me vende si Norvegjia”, ka shkruar tutje Pacolli në Facebook./21Media

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All