Forumi i Cransmontanës

Forumi i Cransmontanës

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, deklaroi se Kosova është gati për t’u bërë pjesë e OKB-së.

Kosova është gati për t’u bërë pjesë e OKB-së me rolin e saj konstruktiv në rajon prej 20 vjetësh që ka fituar lirinë e saj.

 Nga ky forum i respektuar i drejtohem miqve tanë spanjollë: Kosova nuk ka lidhje me Katalonjën, sepse ne kemi dalë nga një periudhë e gjatë represioni kolonial, i cili kulmoi me gjenocid në vitin 1999”, kështu ju drejtua pjesëmarrësve të Forumit të Cransmontanës në Zvicër Pacolli.

Gjatë fjalimit të tij, Pacolli njoftoi të pranishmit me të arriturat e Kosovës që nga shpallja e pavarësisë.

“Ftova miqtë afrikanë që ende nuk e kanë bërë, të njohin Kosovën dhe të vendosin me ne marrëdhënie bashkëpunimi në të gjitha fushat, madje dhe në atë universitare.
Forumi i Cransmontanës, këtë vit me iniciativën tonë do të zhvillohet në Prishtinë, duke e shndërruar Kosovën në një adresë globale të paqes dhe dialogut mes akterëve të ndryshëm shtetërorë apo socialë anembanë botës”, ka shkruar tutje Pacolli në “Facebook”./21Media

Flash Lajme

Më të lexuarat