Dy persona humbin jetën në autostradën “Ibrahim Rugova”

Me datë 29.06.2019 rreth orës 00:07 minuta përmes Qendrës Rajonale të Komunikimit , Policia është informuar se në autostradën “Ibrahim Rugova” në segmentin Suharekë- Duhël në afërsi të fshatin Sllapuzhan, dy persona duke kaluar mbi urën me nr.

11 në autostradë duke kaluar nga një trase në trasenë tjetër të autostradës kane rëne në humnere dhe me këtë rast si pasojë kanë gjetur vdekjen.

Pas informimit të rastit në vendin e ngjarjes kane dalë të gjithë eproret e lartë të DRP-Prizren si dhe Prokurori i Krimeve të Rënda në Prizren.

Sipas shikimit të vendit të ngjarjes dhe deklaratave të marra nga shoferët dhe dëshmitareve është konstatuar se dy viktimat kanë qene punëtore të një kompanie Kosovare e cila ofron shërbime të udhëtimit brenda dhe jashtë Kosovës.

Në momentin që kanë kaluar mburojën e trasesë së parë të autostradës dhe duke tentuar të kalojnë në trasenë tjetër kanë rënë në humnere pasi që hapësira në mes dy traseve është afër 3m. Viktimat kanë qenë punëtor të kompanisë së udhëtimeve ( konduktor).

Ndalimi i tyre në autostradë është bëre me qëllimin e shkëmbimit të gjërave nga njëri autobus në tjetrin pa menduar pasojat.

Me urdhër të prokurorit 3(tre) shoferë të autobusave të cilët janë ndalur në autostradë në kundershtim me ligjet e komunikacionit rrugor, janë ndaluar në mbajtje për 48 orë.

Janë intervistuar një numër i dëshmitareve lidhur me rastin.

Pas konsultimeve me Prokurorinë e Krimeve të Rënda është konstatuar se si pasoje e ndaljes se autobusëve në autostradë e qe bie në kundërshtim me ligjet në fuqi kanë shkaktuar rrezik të përgjithshëm me pasoje vdekjen pasi që dy viktimat kanë dal nga autobusët.

Trupat e viktimave janë dërguar në IML-Prishtinë për autopsi.

Viktimat që për pasojë gjeten vdekjen janë:

A.B i lindur në vitin 1993, M/Sh/K

G.G i lindur në vitin 1999. M/Sh/K

Ndërsa të dyshimtit e ndalur janë:

M.M i lindur në vitin 1986, M/Sh/K

Sh.S i lindur në vitin 1969, M/Sh/K

B.B i lindur në vitin 1980, M/Sh/K

Policia e Kosovës duke ju shprehur ngushëllimeve familjeve të viktimave apelon tek të gjithë pjesmarrësit në komunikacion dhe në veqanti në autostradë të respektojnë rregullat ligjore në mënyre që raste të tilla të mos përsëriten.

  • WhatsApp
  • Tweet
  • Shtype
Loading...

Postime të lidhura

Flash Lajme

Më të lexuarat