Vdes 12 vjeçari pas goditjes së eskavatorit në Gjakovë

Një 12 vjeçar ka ndërruar jetë pasi u godit nga eskavatori në fshatin Skivjan të Gjakovës.

Aksidenti ka ndodhur pasditen e djeshme rreth orës 19:00, njofton Klan Kosova.

Njësitet policore, prokurori i shtetit, si dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendngjarje dhe mjeku ka konstatuar vdekjen e fëmijës.

Me urdhër të prokurorit të shtetit personi i dyshuar është arrestuar dhe mbahet në ndalim policor, ndërsa trupi i pa jetë i është kthyer familjarëve.

  • WhatsApp
  • Tweet
  • Shtype
Loading...

Postime të lidhuraBallinë

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All