Kamenica bëhet me bulevard

U mbajt ceremonia e përzgjedhjes së projektit ideor për ndërtimin e bulevardit në Kamenicë, ku të pranishëm ishin paneli vlerësues, mysafirë nderi dhe qytetarë të shumtë.


Me fjalë hyrëse të pranishmëve iu drejtua Kryetari i Komunës Qëndron Kastrati që ndër të tjera e konsideroi ngjarjen e ditës si moment të veçantë për komunën. Ai e bëri një përshkrim të shkrutër të qytetit të Kamenicës si qytet urban, qytet i gjelbër, ndërsa z. Kadri Qehaja e prezantoi Kamenicën në retrospektivë duke u bazuar në eksperiencën e tij shumë vjeçare.
Me fjalë përshëndetëse për të pranishmit u drejtua edhe zëvendës ministri i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, Rexhep Kadriu.
Pas prezantimeve, të pranishmëve iu drejtua paneli vlerësues përzgjedhës ku prezantoi argumentet mbi të cilat bëri përzgjedhjen e projekteve për projektin ideor më të mirë ‘‘Ndërtimin e Bulevardit në Kamenicë’. Forma e vlerësimit të projekteve ideore ‘Ndërtimi i Bulevardit në Kamenicë’ ishte në formë të shifrave duke e lënë kështu që të bëhet vlerësim i drejtë dhe më i miri.
Gjithashtu të pranishmit patën mundësinë që të shohin të gjitha projektet garuese e kështu të bëjnë përzgjedhjen e projektit ideor që më pas mori çmimin i publikut.

  • WhatsApp
  • Tweet
  • Shtype
Loading...

Postime të lidhura

Flash Lajme

Më të lexuarat