Përfaqësuesi i protestuesve, Sadudin Ahmeti dhe një herë ka kërkuar nga asambleja komunale në Prishtinë që t’ia mundësojë përmes votës që kiosqet të qëndrojnë në pronësi të tyre.

Ai ka thënë se qarkullimi mujor i tyre është vetëm 2000-3000 mijë euro dhe se është e pamundur të arrijnë qarkullimin siç e ka kërkuar komuna 5 milionë euro, në tre vitet e fundit.

Ahmeti mes tjerash u shpreh se me anë të këtij vendimi rreth 70 punëtorë po mbesin pa punë.

Sipas tij, protestat do të jenë të vazhdueshme.

Ndërsa, protestuesi tjetër, Arian Mustafa tha se kiosqet e prezantuara nga organet komunale nuk janë reale.

Protestuesit po ashtu akuzuan komunën se përmes këtij vendimi të tyre po iu shkojnë përshtat bizneseve të mëdha dhe ka hapësirë për manipulime./KosovaPress/

Loading...


Flash Lajme

Më të lexuarat