Deputetët kanë kërkuar nga Gashi sqarime lidhur me licencimin e operatorëve virtual, veçanërisht për Z Mobile, si dhe për numeracionin e kësaj kompanie nëse nuk ripërtërihet kontrata mes tyre dhe Telekomit.

Deputeti i PDK-së Bekim Haxhiu ka pyetur Gashin se deri kur ka licencë së funksionari operatori virtual Z Mobile dhe a është e ndërlidhur me licencën e Telekomit. Haxhiu e ka pyetur Gashin edhe për konsumatorët e Z Mobile që nëse mbeten pa shërbime nga 1 gushti, çfarë ndodhë me ata numra individual.

Gashi është përgjigjur duke thënë se me liberalizmin e tregut të telekomunikimeve elektronike dhe operatorët virtualë që janë mbi 130 nuk janë të obliguar të pajisen me licenca përveç autorizimeve individuale për frekuencë dhe numeracion ose detyra të caktuara.

Sipas Gashit ‘Z-Mobile’ e ka autorizimin e përgjithshëm si operatorë virtual.

Kreu i ARKEP theksoi se nëse nuk vazhdohet kontrata mes Telekomit dhe Z-Mobile, mbetet në Telekom, por që sipas tij ende nuk ka vendim zyrtar se çfarë do të ndodhë me kontratën.

Deputeti i LDK-së Armend Zemaj ka kërkuar sqarime edhe për mospërputhjen e të dhënave financiare në mes Z -Mobile dhe auditorit, për çka Kreshnik Gashi tha se nuk kanë kompetencë të analizojnë raportin financiar për kontratën në mes të Telekomit dhe operatorit ‘Z-Mobile’.

Gashi po ashtu shtoi se për kontratat komerciale nuk janë objekt hetimi ose kompetencë e ARKEP-it, ku për këtë pati reagim nga kryesuesi i Komisionit Visar Ymeri i cili tha se kontrata mes Telekomit dhe Z Mobile nuk është vetëm komerciale, ka efekt edhe në tregun e telekomunikime, ngase kjo ka të bëjë për siguri kombëtare dhe për mbrojtje të konsumatorëve.

Ndërsa, deputetja e Vetëvendosjes Albulena Haxhiu tha ART-ja në atë kohë ka qenë jashtëzakonisht e afërt me favore ndaj Z - Mobile për rezervimin e 100 mijë numrave dhe pastaj 100 mijë numrave të tjerë, që sipas të cilës kjo nënkupton se ka pasur rrjet kriminal.

Ndaj kësaj deklarate të Haxhiut, Gashi i ARKEP ka thënë se nuk i takon të flasë lidhur me punën e paraardhësve të tij.

Pas Gashit, Kimisioni hetimor ka intervistuar edhe ish ushtruesin e detyrës së kryeshit në PTK, njëherësh edhe ish-drejtor teknik në Telekom, Mehdi Latifaj, zyrtarin ligjor, Sabaudin Ramaxhiku dhe menaxherin e Produkteve, Nysret Jashanica./KosovaPress/


Loading...


2002-2019

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All