Haradinaj priti në takim lamtumirës shefes së EULEX-it

Haradinaj priti në takim lamtumirës shefes së EULEX-it

Kryeministri Ramush Haradinaj, priti në takim lamtumirës shefen e EULEX-it, Alexandra Papadopoulos, të cilën e falënderoi për punën dhe angazhimin e saj përgjatë tre vjetëve në krye të këtij misioni.

Duke e ndihmuar sistemin tonë të drejtësisë, ju keni ndihmuar gjithë shoqërinë dhe në këtë proces gjithmonë e keni pasur mbështetjen e Qeverisë”, tha Haradinaj, duke i uruar suksese në detyrën e re në diplomacinë greke.

Duke vlerësuar rolin e EULEX-it përgjatë këtyre viteve në Kosovë, kryeministri tha se sukseset e EULEX-it dhe të Kosovës janë të përbashkëta dhe në funksion të ndërtimit të besimit të qytetarëve për institucionet e Kosovës.

Qeveria e Kosovës është e përkushtuar në rrugën e saj për sundimin e ligjit”, tha Haradinaj.

Nga ana e saj, Papadopoulou falënderoi kryeministrin për pritje dhe për bashkëpunimin e deritanishëm me EULEX./21Media

Flash Lajme

Më të lexuarat