“Përkrahja e grave me fëmijë jetimë për përmisimin e jetesës së tyre”

“Përkrahja e grave me fëmijë jetimë për përmisimin e jetesës së tyre”

Kryqi i Kuq i Kosovës në bashkëpunim me Komitetin Ndërkombëtar të Gjysmëhënës Islamike, ka realizuar projektin “Përkrahja e grave me fëmijë jetimë për përmisimin e jetesës së tyre”.

Me anë të këtij projekti janë përkrahur shtatë familje.

“Katër familje janë përkrahur me nga një lopë, dy familje me nga pesë koshere bletësh dhe pajisje shtesë, një familje me pajisje të rrobaqepësisë dhe materiale përcjellëse”, thuhet në njoftimin e Kryqit të Kuq.

Gratë e përkrahura nga ky projekt kanë pasur njohuri paraprake lidhur me lëmit në të cilat janë përkrahur./21Media

Flash Lajme

Më të lexuarat