Popovci duke komentuar vendimin e Këshillit të Cilësisë, ka thënë se nuk është befasuar pasi ka qenë një numër i konsiderueshëm i institucioneve te arsimit të lartë kanë probleme me përmbushjen e standardeve të caktuar.

Ai tha se në Këshillin e Cilësisë ka nis një vendimmarrje e pavarur dhe morri vendimin për mosakreditimin e tri universitete publike dhe disa kolegje.



Ai në një intervistë për KosovaPress, ka thënë se institucioneve të paakredituara iu është refuzuar akreditimi për një vit, që do të thotë se studentët ekzistues mund të vazhdojnë studimet por ato institucione nuk mund të regjistrojnë student brenda këtij viti

Popovci duke komentuar deklaratat e ministrit të Arsimit, Shyqeri Bytyqi për anëtarët e Këshillit, ka thënë se nuk sheh që ka konflikt interesi, por nëse ka ekziston rruga juridike.



Sipas tij, një ndërhyrje në vitin 2017, ka kushtuar me përjashtim nga EQAR-i dhe me degradim të statusit të Agjencisë në ENKA, nga anëtare me të drejta të plota në anëtare nën vëzhgim dhe është në proces të vlerësimit.


Ai ka shtuar se ENKA e ka sjellë një raport preliminar, pa rekomandim, ku ka edhe pika kritike ka edhe lëvdata për këto veprime dhe në shtator ENCA do ta merr vendim nëse Agjencia e Akreditimit do të jetë edhe më tutje anëtare e ENCA-s, derisa beson që çdo ndërhyrje politike që e cenon pavarësinë e Agjencisë do të rezultojë me marrjen e vendimit për përjashtim nga ENKA, dhe kjo faktikisht sjell izolimin e arsimit të lartë të Kosovës nga arsimi i lartë në Evropë.

Kurse, pati disa kritika edhe për testin e diturisë.

Popovci ka thënë se nuk është bërë ndonjë analizë e thellë e tregut të punës, për t’i orientuar pastaj studentët por rreth një e treta e rreth 120 mijë studentëve studiojnë juridikun dhe ekonomikun.

Pagat e arsimit në Kosovë, sipas tij, janë më të larta në rajon dhe vendi jonë nuk e ka mundësin për këso pagash, pasi mbi 85 përqind e buxhetit për arsim parauniversitar shkon për paga të mësimdhënësve dhe çka mbetet për shkolla. Ngritja e pagave, sipas tij, nuk ndikoi në ngritjen e cilësisë pasi nuk është ndërlidh me asnjë lloj kërkese për përgjegjësi shtesë./KosovaPress/

Loading...


2002-2019

Flash Lajme

Më të lexuarat