Këtë ditë të pushimit të tij në Kosovë, Visar Bakolli i cili që 15 vite jeton në Gjermani kishte zgjedhur që ta nis duke e vizituar Kuvendin e Kosovës, ku ka shprehur edhe shqetësimet e tij si mërgimtar.


Teksa shpreh pakënaqësitë e tij ndaj punës së Kuvendit të Kosovës, Bakolli thotë se problem për ta mbetet funksionimi i arsimit shqip në Gjermani, si dhe mundësia e votimit për shkak të heqjen së nënshtetësisë, meqë Gjermania lejon vetëm një nënshtetësi.

Ai thotë se shpresa e vetme për zgjidhjeve e problemeve të diasporës mbetet zgjedhja e Albin Kurtit si kryeministër i Kosovës.

Shqetësimet e këtij mërgimtari i dëgjoi dhe iu dha përgjigje deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ali Lajqi i cili tha se kërkesa për ta mbajtur gjallë arsimin shqip në mërgim është e nevojshme.

Duke i konsideruar diasporën si një resurs shumë me vlerë për Kosovën, deputeti i Vetëvendosjes tha se institucionet duhet të jenë më të kujdesshme ndaj kësaj vlere të shoqërisë sonë.

Lajqi tutje tha se në vendet që nuk njihet pasaporta e Kosovës duhet të shikohet mundësia për të krijuar kushte për votim për qytetarët e Kosovës që jetojnë atje.

E mungesën e deputetëve që kanë dal t’i mirëpresin bashkatdhetarët që do e vizitojnë Kuvendin e Kosovës, Lajqi e arsyetoi duke thënë se tani është koha e pushimeve.

Ndryshe dyer e Kuvendit të Kosovës do jenë të hapura për bashkatdhetar sot deri në orën 16:00, si dhe gjatë ditës së nesërme./B.Ibishi

Loading...


2002-2019

Flash Lajme

Më të lexuarat