Përveç në kolegjet private, mungesë të librave amëz sipas Vetëvendosjes ka edhe në universitetet publike.

Deputeti i kësaj partie, njëherësh kryetar i Komisionit për Arsim, Ismail Kurteshi, tha se një student i paregjistruar në këto libra nuk i njihet as diploma, as studimet edhe kur merr dokumentin e quajtur diplomë.

Kurteshi tha se ka kërkuar këto raporte pas një deklarate të një zyrtareje të ministrisë dhe këto raporte i ka marrë vetëm pas pesë muajve. Ai ka bërë publike edhe një letër që i është dërguar atij së bashku me raportet nga shefi i kabinetit të ministrit të Arsimit, Baton Dushi.


Në vazhdim të letrës thuhet se ‘duhet të sqarohet se përgjegjësinë fillestare e kanë Kolegjet dhe Universitetet me mosrespektim të afateve ligjore për dorëzim të Librave Amë, si dhe Ministria deri në mandatin tonë, meqë nuk ka ndërmarrë asnjë masë ligjore kundrejt tyre dhe nuk ka ofruar ndonjë zgjidhje për studentë, edhe asaj i faturohet faj i mjaftueshëm. Dikasteri i Arsimit është këtu për t’i shërbyer publikut dhe ja që kabinetet pararendëse nuk e kanë përmbushur këtë detyrë ndaj interesit publik!’

Deputeti Kurteshi deklaroi se ky problem me librat amëz shtrihet edhe në universitetet publike, por që tha se nuk i janë dërguar raporte për to, megjithatë u shpreh i bindur se raporte të tilla ekzistojnë në MASHT.

Ai ka treguar se çfarë do të thotë që një student mos të jetë i regjistruar në librat amëz.

Kurteshi bëri të ditur se kabineti aktual këtyre ditëve po punon në nxjerrjen e një udhëzimi administrativ për verifikimin dhe vulosjen e dokumentacionit të lëshuar nga institucionet e arsimit parauniversitar dhe arsimit të lartë, me qëllim të përdorimit jashtë vendit.

Sipas tij, edhe ky udhëzim administrativ nuk është në rregull dhe vetëm legjitimon shkeljet që kanë ndodhur deri tani. Ai tha se është kërkesë e tyre që një udhëzim i tillë të mos përdoret.

Kurteshi tha se tha se librat amëz të dorëzuar në MASHT ose janë të pa protokolluara ose janë të pambyllura, por që potencoi se ka edhe të atilla që janë në rregull.

Deputeti i Vetëvendosjes ka kërkuar nga Ministria e Arsimit mos të marrë vendime që nuk i lejohet një ministri në dorëheqje, ku ka përmendur botimin e teksteve të kontestuara shkollore, përdorimin e udhëzimit administrativ për verifikimin, vërtetimin dhe vulosjen e dokumentacionit të lëshuar nga institucionet e arsimit parauniversitar dhe arsimit të lartë, me qëllim të përdorimit jashtë vendit. /KosovaPress/

Loading...


2002-2019

Flash Lajme

Më të lexuarat