Operacioni policor “Shënjestra” është zhvilluar në gjashtë rajone të Kosovës, si në Prishtinë, Gjilan, Ferizaj, Gjakovë, Prizren dhe Pejë, në 27 lokacione.

Hetimet për këtë grup të personave sipas Policisë së Kosovës kanë zgjatur më shumë se 8 muaj, për të cilin grup, thotë se, kanë vepruar bashkërisht, ku disa prej të arrestuarve janë recidivist në vepra.

Nënkolonel Rexhep Fetahu, drejtor i Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar, bëri të ditur se personat e dyshuar me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Ai ka treguar detaje se si kishte vepruar ky grup, derisa ka përmendur se janë kontrolluar 27 lokacione të ndryshme.

Ai tha se nuk përjashtohet mundësia që këta persona trafikojnë edhe armë të tjera të zjarrit, por sipas tij kjo mënyrë e kryerjes së veprës bëhet më ndryshe, pasi që trafikojnë armë nga Serbia, Mali i Zi, përmes vijës kufitare ose vijës së gjelbër.

Nënkolonel Rexhep Fetahu, deklaroi se Policia e Kosovës është e përkushtuar të marrë veprime të nevojshme ta luftojë këtë dukuri të trafikimit me armë.

Për periudhën janar-qershor Policia e Kosovës ka konfiskuar 704, ndërsa për periudhën e njëjtë kanë konfiskuar 7 mijë 512 municion. Ndërsa, në vitin 2018 Policia e Kosovës ka konfiskuar 1 mijë e 473 armë, ndërsa për vitin 2018 ka konfiskuar municion 23 mijë 941./M.Duraku

Loading...


2002-2019

Flash Lajme

Më të lexuarat