Elvana Shala në Nexus Global Summit

Elvana Shala në Nexus Global Summit

Ambasadorja e Vullnetit të Mirë për Kosovën në IHRC, Elvana Shala, po merr pjesë në samitin më të madh të filantropisë, paqes inovacionit dhe të drejtave të njeriut Nexus Global Summit që po zhvillon punimet në Organizatën e Kombeve të Bashkuara në New York.

Shala ka mbajtur fjalimin e saj me temën “Kosova një histori nga dhimbja në sukses” para 900 pjesëmarrësve nga mbarë bota dhe zyrtarëve të lartë të OKB-së. Ajo ka shpalosur krimet e kryera gjatë luftës së fundit në Kosovë, rrugëtimin drejtë pavarësisë dhe sukseset e arritura në fushën e artit kulturës dhe sportit.

Me theks të veçantë ka përmendur vrasjet, masakrat, dëbimin, dhunimin seksual të ushtruar në rreth 20 mijë gra, burra dhe fëmijë dhe rreth 1 mijë e 500 persona ende të zhdukur për të cilët deri sot asnjë nuk është i dënuar.

Ndër të tjera ka përmendur edhe luftën e UÇK-së dhe negociatat e zhvilluara në Rambuje për paqe dhe liri, intervenimin e NATO-s dhe shpalljen e pavarësisë së Kosovës.

Duke lënë pas rrugëtimin e dhimbshëm të vendit, Shala ka folur për të gjitha sukseset të arritura në art kulturë dhe sport, duke veçuar Majlinda Kelmendin, Uta Ibrahimin, Era Istrefin dhe çmimet e ndryshme kinematografike.

“Si shtet i ri, jemi tejet të angazhuar në respektimin e të drejtave të njeriut, të garantuara me kushtetutë, por jemi edhe më shumë të vendosur të kërkojmë drejtësi për të kaluarën, për krimet e kryera në Kosovë, për të pagjeturit, të masakruarit, e dhunimet. Të rinj e të moshuar, shoqëri civile, diplomat e politikan nuk do të ndalemi deri në dënimin e të gjithë atyre që shkaktuan këtë histori të dhimbjes të një populli që kërkonte vetëm të drejtën e lirisë. Bota ka përjetuar mjaft luftëra lot e dhimbje të cilat kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në gjenerata. Prandaj le të jemi ne gjenerata e re ata qe botës do ti sjellin paqe dashuri dhe humanitet. Ashtu siç thoshte e shenjta Nëna Terezë:  Ne nuk kemi nevojë për armë dhe bomba për të sjellë paqe në botë, ne kemi nevojë për dashuri dhe dhembshuri.

Nga Kosova, me dashuri dhe paqe!” ka përfunduar fjalimin e saj Shala ku më pas të gjitha folëseve të samitit u ka dhuruar qaforet e punuara nga vetë viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All