Ai me këtë rast tha se kontributi i diasporës për vendin tonë nuk do të harrohet kurrë, jo vetëm për shkak të mirave materiale që dërgojnë, por pasi janë gjaku dhe njerëzit e kësaj toke.

Duke folur për vështirësitë e diasporës shqiptare, Haradinaj tha se pavarësisht këtyre sfidave, asnjë herë nuk ndryshon dashuria e bashkatdhetarëve për vendin e tyre.


Në emër të përfaqësuesve të diasporës, foli shkrimtari Riza Sheqiri, i cili tha se gjithë sukseset e tyre i adresojnë në Kosovë.

Ndryshe, gjatë këtij takimi kryeministrit në detyrë Ramush Haradinajt iu dorëzua një portret prej bashkatdhetarëve të diasporës./KosovaPress/

Loading...


2002-2019

Flash Lajme

Më të lexuarat