Profesori dhe historiani i njohur në Kosovë dhe rajon, Jusuf Buxhovi, në një intervistë për agjencinë e lajmeve Ibna thotë se, Problemi më i madh është se në Kosovë, partitë politike të lidhura me krimin e organizuar, transmeton agjencia e lajmeve INA.

“Problemi më i madh është se në Kosovë, partitë politike të lidhura me krimin e organizuar, që janë kthyer në zhvatës të shtetit, nuk kanë alternativë. LDK dhe VV, ndonëse në opozitë, edhe më tutje, ruajnë feude kriminale brenda për brenda që kanë ndikim të madh dhe nuk lejojnë ndonjë zgjidhje radikale, siç deklarojnë disa nga liderët e tyre”, shprehet ai.

Sipas Buxhovit, “e vetmja zgjidhje është që faktori ndërkombëtar (SHBA-ja dhe BE-ja) të ndikojnë krijimin e një qeverie teknike me mandat 2 deri 4 vjeçar, të ketë veting gjyqësor, e mbi të gjitha të krijohet një kod i ri zgjedhor, që parandalon që në garat zgjedhore të futen kriminelet dhe gjithë ata që vazhdojnë të kenë punë me gjykatat”.

Ai thekson se një rol të rëndësishëm në dekriminalizimin e skenës politike në Kosovës duhet ta ketë Gjykata Speciale me nxjerrjen para drejtësisë të dyshuarve për krime, e që drejtojnë skenën politike. (INA)

Flash Lajme

Më të lexuarat