Patrioti i Llapit vazhdon iniciativën për të ndihmuar të tjerët

Patrioti i Llapit vazhdon iniciativën për të ndihmuar të tjerët

Iniciativën e vitit të kaluar për të ndihmuar të tjerët që kanë nevojë, Patriot Rudari po e vazhdon edhe sivjet.

Profesori i gjimnazit “Aleksandër Xhuvani”, Patriot Rudari nga Shajkovci i Podujevës dje filloi që qeset me molla t’i vendos rreth murit të shtëpisë së tij.

Këtë profesori Rudari e bëri të ditur përmes një postimi në facebook, me ç’rast publikoi edhe një fotografi. “Shajkoc Sivjet po fillojmë me molla verore”, shkroi ai.

Iniciativën për shpërndarjen e mollave, profesori nga Podujeva e kishte filluar vjet, iniciativë e cila ishte mirëpritur nga qytetarët. Rudari për rtv21.tv ishte shprehur se iniciativa i kishte lindur duke ndjekur një shembull nga Norvegjia.

Përveç oborrit të shtëpisë së tij, iniciativën me molla, profesori vitin e kaluar e kishte vazhduar në fshatin Ballovc, te “Lagjia e Kuvajtit”, si dhe te gjimnazi “Aleksandër Xhuvani”, iniciativë që kishte zgjatur 1 muaj dhe ishte pritur mirë nga qytetarët./21Media

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All