Fatmir Limaj dhe Behgjet Pacolli pritet të bashkojnë forcat për të garuar në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Nisma Socialdemokrate dhe AKR-ja ka gjasa që ditëve në vijim ta zyrtarojnë koalicionin e tyre parazgjedhor.

Por ky lajm akoma nuk është konfirmuar nga partia e Pacolli, e cila është shprehur e rezervuar në këtë drejtim.

Sekretari i përgjithshëm i AKR-së, ka thënë për lajmi.net, se deri më tani nuk ka asgjë përfundimtare, pavarësisht se ky subjekt politik sipas tij ka oferta nga të gjitha partitë politike për koalicion parazgjedhor. Sekretari i përgjithshëm i AKR-së, ka thënë për lajmi.net, se deri më tani nuk ka asgjë përfundimtare, pavarësisht se ky subjekt politik sipas tij ka oferta nga të gjitha partitë politike për koalicion parazgjedhor.

“Deri më tani ende nuk ka asgjë përfundimtare. Ofertat mund të jenë nga të gjitha partitë, mirëpo të gjitha këto fillimisht diskutohen në organet gjegjëse të partisë, analizohen dhe më pas ku shihet interesi i përgjithshëm partiak dhe më pas vendoset dhe jo kështu krejt “ad hock”, të vendoset prej personave të caktuar apo diçka e ngjashme. Po them, opsion mund të jenë të gjitha sepse nga të gjitha partitë kemi oferta, por nuk kemi vendosur ende dhe nuk i kemi analizuar mirë”, ka treguar Makolli.(INA)

Flash Lajme

Më të lexuarat