Çifti sapo kishte dalë nga gjykata kur ndodhi aksidenti.

Ata dolën nga parkingu dhe hynë në autostradën 87 kur makina e tyre u përplas me një fuoridstradë që po tërhiqte një rimorkio të ngarkuar me një traktor.

Në një veturë pas tyre ndodhej nëna dhe motra e dhëndrit, që u bënë dëshmitarë të aksidentit tragjik.

“Pashë fëmijën tim të vdiste,”-tha nëna e Harley Morgan, Kennia për KFDM. “Jam akoma e mbuluar me gjakun e djalit tim sepse po përpiqesha ta nxirrja nga makina. Është një imazh që do më ndjekë gjatë gjithë pjesës tjetër të jetës. Asnjëherë nuk do më largohet imazhi kur fuoristrada përplasi fëmijën tim dhe e vrau.”

Shoferi i fuoristradës nuk u lëndua nga aksidenti.

Loading...

Flash Lajme

Më të lexuarat