“Sot rreth orës 09:00 ne rrugën Rrustem Statovci ne Prishtine, ka ndodhur një aksident trafiku mes një automjeti dhe një motoçiklete. Si pasoje e aksidentit janë lënduar dy persona. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor.

Me rastin po merret njësia e trafikut”, ka konfirmuar Ahmeti për KosovaPress.



---


Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 9:00 të mëngjesit në kryeqytet.


Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe ekipet mjekësore, ndërsa nga fotografitë e siguruara nga KosovaPress, shihet se motoçikleta është dëmtuar tërësisht. Ende nuk dihet për numrin e të lënduarve.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën ‘Rrustem Statovci’ përkatësisht afër Parkut të Qytetit.

KosovaPress është në përpjeke të marrjes së informacioneve zyrtare nga Policia e Kosovës e për të cilat do të iu informojmë me kohë./KosovaPress/



Loading...


2002-2019

Flash Lajme

Më të lexuarat