Ai në një postim në Facebook shkruan se deklarata e presidentit serb Vuçiq së dëshiron të vijë në Kosovë para zgjedhjeve është një provokim dhe frikësim i serbëve të Kosovës dhe nuk mundëson fushatë zgjedhore dhe votim të drejtë te komuniteti serb.

“Agjenda e Beogradit dihet. Ne nuk do të lejojmë që ky skenar i Beogradit të ndikojë në procesin zgjedhor të Kosovës dhe të pengojë qytetarët tanë që të votojnë të lirë. Në të njëjtën kohë edhe politikanët serbë që janë persona non-grata në Kosovë nuk do të lejohen të vizitojnë Kosovën”, ka thënë Zyberaj.


Ndryshe, Vuçiq i cili kishte qenë vitin e kaluar për vizitë në Kosovë, sot ka paralajmëruar serish vizitë gjatë shtatorit. Herën e kaluar, ai qëndroi në veri, ndërsa vizita e paralajmëruar në Banjë nuk u realizua pasi qindra protestues nga Skenderaj bllokuan dy rrugë kryesore nga Mitrovica për në Skenderaj.

Loading...


2002-2019

Flash Lajme

Më të lexuarat