Të martën do të organizohet ceremonia e tërheqjes së shortit dhe aty subjektet politike do të mësojnë për numrin e tyre dhe njëkohësisht renditjen në fletëvotim.


Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë për KosovaPress se për orën e saktë dhe për detajet tjera mediat do të njoftohen gjatë ditës së sotme.

Ai ka bërë të ditur se në tërheqjen e shortit përveç që do të jenë të ftuar përfaqësuesit e subjekteve politike të certifikuara, prezent do të jenë edhe përfaqësues ambasadave të akredituara në Kosovë, përfaqësues nga misioni evropian i vëzhgimit të zgjedhjeve, si dhe përfaqësuesit e OJQ-ve të akredituar për vëzhgim.

Fushata zgjedhore në Kosovë zyrtarisht fillon më 25 shtator dhe do të përfundojë më 4 tetor.

KQZ-ja ka informuar se deri më 27 shtator është afati për aplikim për akreditim të vëzhguesve të subjekteve politike dhe OJQ-ve, kurse deri më 1 tetor është afati për aplikim për akreditimin e vëzhguesve ndërkombëtarë të zgjedhjeve dhe mediave./KosovaPress/

Loading...


2002-2019

Flash Lajme

Më të lexuarat