Kryeministri kanadez Justin Trudeau ishte maskuar si një person me ngjyrë në një mbrëmje festive të shkollës.

Në fotot tregohet fytyra dhe dora e kryeministrit të cilat janë të zeza.

Pas publikimit të kësaj fotografie kryeministri i Kanadasë ka kërkuar falje duke thënë se duhej të ishte menduar më mirë përpara se ta kishte bërë atë veprim.

Kujtojmë që Justin Trudeau rikandidon për postin e kryeministrit në zgjedhjet e përgjithshme në Kanada që do të mbahen më 21 tetor. Z. Trudeau, i cili është djali i ish-kryeministrit të ndjerë Pierre Trudeau, ishte student në akademinë elitare.


Loading...

Flash Lajme

Më të lexuarat