KMDLNj përkujton opinionin se Kisha Protestante Ungjillore e Kosovës deri më tani ka hasur në vështirësi në disa komuna për sigurimin e lokacionit për varrezat e që KMDLNj disa herë ka reaguar publikisht në mbështetje të kërkesave të tyre të drejta sikur edhe ka kërkuar nga autoritetet të sigurohet një lokacion për varreza.

Duke e dënuar këtë rast si shkelje të të drejtave të njeriut përmes presionit në zbatim jo diskriminues të të drejtave dhe lirive fetare, KMDLNj kërkon hetim të shpejtë dhe vënie para organeve të drejtësisë të atyre që iu dëshmohet përgjegjësia për këtë akt të shëmtuar.


Ndryshe, persona të paidentifikuar deri më tani e kanë dëmtuar pllakën e varrezave të besimtarëve të Kishës Protestante Ungjillore të Kosovës në komunën e Gjilanit.

Loading...


2002-2019

Flash Lajme

Më të lexuarat