Së bashku kujtojnë Jacques Chirac

Së bashku kujtojnë Jacques Chirac

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi po merr pjesë në ceremoninë mortore të ish-presidentit francez Jacques Chirac, në Paris.

Gjatë kësaj ceremonie, Thaçi është takuar me ish-presidentin amerikan, Bill Clinton.

“Si gjithmonë kënaqësi të takoj mikun tim dhe të Kosovës, Presidentin Bill Clinton. Së bashku e kujtuam Presidentin Chirac dhe angazhimin tonë të përbashkët për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, ka shkruar Thaçi në një postim “Facebook” duke bashkangjitur edhe disa fotografi me mikun e Kosovës.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi u shpreh se populli i Kosovës është përjetësisht mirënjohës ndaj presidentit të ndjer Chirac.

Jacques Chirac vdiq të enjten. Ai ishte lindur më 29 nëntor 1932. Ishte President i Republikës së Francës për 12 vjet./21Media

Flash Lajme

Më të lexuarat