Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidati për kryeministër i kësaj partie, Albin Kurti theksoi se Kosovën e presin sfida të reja dhe se po hapet një kapitull i ri në vend.

Ai në sheshin qendror të Prishtinës paralajmëroi se që sot do të thërras në telefon LDK-në për të biseduar për formimin e Qeverisë. Sipas tij, populli duke e votuar Vetëvendosjen ka votuar kundër kapjes së shtetit. “Ju sot keni votuar për ta shpëtuar shtetin tonë nga kapja e që s’lejuan që drama e kapjes të ketë fund tragjik. Hapim kapitull të ri me faqe të bardhë e zemër të ngrohtë. Në qeverisjen tonë, s’ka hajna. Hajnat do të luftohen, hetohen, gjykohen e dënohen kudo që janë”, theksoi Albin Kurti. Ai ka thënë Kosova ka humbur shumë në 20 vjet, ndërsa tani “erdhi dita”. “Jeta e ndershme do të jetë e kollajshme, jeta e kriminelëve do të jetë e vështirë deri në humbje të lirisë. Ne kemi humbur shumë kohë në këto 20 vjet. Sa mundësitë ishin të shpërdoruara. Sa shanset e shkuara huq, por tash erdhi dita për ju qytetarë të Kosovës. erdhi dita për ju popull i dashur pa dallim a jeni nga fshati a qyteti, burrë a grua, të gjithë jeni të barabartë para ligjit e do të fitoni shansin të jetoni ndershëm e me meritë nga puna juaj. S’do të ketë njerëz që pasurohen as brenda natës as brenda javës. Premtimet tona do t’i përmbushim. Zotimet tona do t’i përmbushim sepse do t’u shërbejnë juve”, ka shtuar kandidati për kryeministër i VV-së.(INA)

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All