Në këtë Konventë është bërë ekspozita e veshmbathjeve të prodhuara në Kosovë nga 15 kompani vendore duke përfshirë stilistë individual dhe shtëpi të modës, dhe një sfilatë mode e cila do të shfaqë modelet më të fundit të veshmbathjeve të krijuara në Kosovë.

Në hapje të Konventës, Bardha Sadrija, kryetare e Bordit Drejtues të Shoqatës së Veshmbathjeve të Kosovës, tha se si shoqatë kanë dhënë maksimumin për t’u mundësuar anëtarëve pjesëmarrje në panaire rajonale dhe ndërkombëtare.

Po ashtu, ajo tha se kanë bashkëpunuar me organizata të ndryshme për trajnime për të gjitha ato biznese të veshmbathjeve.

Sadrija tha se si Shoqatë përveç fuqizimin e bizneseve, duhet të nxisin debatin për impaktin mjedisor të kësaj industrie. Ajo u shpreh se bizneset, organet shtetërore dhe publiku duhet të vetëdijesohet për rolin dhe ndikimin që kanë në ruajtjen e mjedisit.

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë Qemal Minxhozi, u shpreh se duhet një bashkëpunim më i madh mes Kosovës dhe Shqipërisë, në mënyrë që të realizohet një bashkëpunim efikas.

Minxhozi potencoi se do të punojnë për të ulur të gjitha barrierat në mënyrë që mallrat nga të dyja vendet të kenë tarifa nga më të ultat.


Kurse, ushtruesi i detyrës se drejtorit të Zyrës së Zhvillimit ekonomik të USAID Matthew Cullinane, tha se brendet ‘Made in Kosova’ po depërtojnë gjithandej nëpër botë për shkak të cilësisë së mirë.

Ai tha se disa prodhues të Kosovës prodhojnë veshmbathje të cilësisë së lartë për brende të ndryshme botërore.

Ndërkaq, Nasrin Pourghazian, kryetare e bashkëpunimit për zhvillim në Ambasadën e Suedisë në Prishtinë, u shpreh se dëshiron që herën tjetër temë e Konventës të jetë moda e prodhuar duke respektuar mjedisin.

Për herë të tretë në Konventën e Veshmbathjeve të Kosovës ka marr pjesë fabrika e tekstilit “Agnesa Tex”, nga Podujeva ku përfaqësuesja e kësaj fabrike Fikrete Hyseni u shpreh se kjo konventë po iu ndihmon për të krijuar bashkëpunime të reja me kompani vendore dhe të huajat.

Në kuadër të Konventës janë mbajtur një sërë forumesh me prezantime dhe diskutime mbi temat kyçe në industrinë e veshmbathjeve. Po ashtu, ka pasur takime afariste në mes bizneseve, të ashtuquajturat B2B, në mes prodhuesve kosovar dhe blerësve ndërkombëtar.

Përveç kësaj, në përfundim të ditës do të mbahet edhe një ekspozitë e dizajneve të punuara nga finalistët e Konkursit të Dizajnit Studentor 2019, ku studentë nga kolegjet e dizajnit të modës garojnë për çmime.

Konventa e tretë e Veshmbathjeve të Kosovës është organizuar nga Shoqata Kosovare e Marketingut të Veshmbathjeve (KAMA) me mbështetjen e projektit të USAID-it Fuqizimi i Sektori privat në partneritet me Sida-n./KosovaPress/


Loading...


2002-2019

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All