Hekuran Murati i Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se kjo parti pret që numërimi i përgjithshëm i votave nga zgjedhjet e 6 tetorit të përfundojë këtë javë e rezultatet të shpallen deri në fund të javës.Pas vendimit të Gjykatës Supreme që më shumë se 4600 fletëvotime të ardhura me vonesë nga diaspora të rinumërohen, Murati ka thënë se ky proces duhet të përfundojë shpejt dhe gjithçka të mbyllet për pak ditë.Ai ka thënë se tentimet për vonesa në procesin e numërimit janë tentative për të zbehur entuziazmin për ndryshim.

“Puna e numërimit është detyrë e KQZ-së. S’mund të ndërhyjmë, por kemi të bëjmë me vullnetin e qytetarëve që kanë votuar për ndryshim. Sa tentojmë të vonojmë është me e zbeh entuziazmin për ndryshim”, ka thënë ai.Sipas tij, me votat e mbetura të diasporës për numërim Vetëvendosje pret të thellojë distancën nga partitë tjera. Ka thënë se është tejet e vështirë që Nisma me këto vota të arrijë të kalojë pragun prej 5 për qind.

Flash Lajme

Më të lexuarat