Nenad Rashiq, ish-kandidati për kryeministër të Kosovës nga radhët e koalicionit mes disa partive të serbëve të Kosovës, “Sloboda”, ka akuzuar Beogradin zyrtar për manipulimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 6 tetorit në Kosovë.

Rashiq ka në T7, se në Serbi janë grumbulluar votat e serbëve, vetëm për Listën Serbe, të cilën qeveria e Serbisë e dirigjon. Ai ka thënë se në një qendër në Nish janë mbushur fletëvotime, para se të dërgoheshin në Kosovë. “Në Nish grumbullohen votat e serbëve, dhe bëhen fletëvotime false”, ka deklaruar Rashiq.

Flash Lajme

Më të lexuarat