Rreziku i shembjes së Kalasë së Novobërdës

Rreziku i shembjes së Kalasë së Novobërdës

Trashëgimia kulturore në Kosovë, Kalaja e Novobërdës është duke u shkatërruar dita-ditës.

Nga pamjet e marra nga Sali Shoshi, drejtor i CHWBS për Kosovë, i cili i ka postuar në Facebook shihet se Kalaja e Novobërdës është duke u rrënuar, ka qarje dhe disa pjesë të tij kanë rënë, shkruan rtv21.tv.

Projekti për renovimin e kalasë kishte filluar në vitin 2015 dhe ishte përmbyllur në fund të 2016-së. Financimi i projektit është bërë nga Komisioni Evropian ndërsa kompania e cila ka kryer renovimin është mbikqyrë nga UNESCO.

Në muajin shtator, kompania serbe Koto e cila kishte për detyrë të rinovonin kalanë, kanë kryer vepër penale duke i shkaktuar dëme mureve të jashtme të Kalasë, si plasaritje të thella të tyre dhe eventualisht ekziston edhe rreziku i shembjes së tërësishme.

Srgjan Gjorgjeviç ka kryer veper penale në emër të kompanisë “Koto” në cilësinë e mbikëqyrësit të Projektit për Revitalizimin e Kalasë së Artanës (Novobërdës) ndërsa Minstria e Kulturës Rinisë dhe Sportit në muajin shtator kishte theksuar se i kishin propozuar Prokurorit të Shtetit, që ndaj të dyshuarit të ngrisin Aktakuzë në Gjykatën kompetente me propozim që të dënohet sipas ligjit./21Media

Flash Lajme

Më të lexuarat