Anëtari i Parlamentit Evropian, Lukas Mandl, thotë se ka besim se do të formohet një qeveri e re në Kosovë, e cila duhet të fokusohet në forcimin e sundimit të ligjit dhe reformat.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Lukas, i cili është anëtar i Delegacionit të Parlamentit Evropian për Bosnjën dhe Kosovën, tha se ideja e shkëmbimit të territoreve si zgjidhje për normalizimin e marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit nuk ka mbështetje në Kosovë. Dy muaj pas zgjedhjeve të përgjithshme, Kosova vazhdon të jetë pa qeveri të re, pjesërisht për shkak të një ngërçi politik të shkaktuar nga mungesa e një marrëveshje mes partive politike për krijimin e një koalicioni qeverisës. Si i shihni zhvillimet e fundit politike në Kosovë?

Flash Lajme

Më të lexuarat