Kryetari i VV-së Albin Kurti pas takimit me sindikatat ka folur edhe në lidhje me koalicionin qeverisës.Kurti ka konfirmuar se sot do të takohet me kryetarin e LDK-së Isa Mustafa.

“Po sot do të kemi një takim me Isa Mustafën . Do të vazhdojmë bisedimet aty ku kemi mbetur pra përgjegjësitë në ekzekutiv ti harmonizojmë .Unë jam optimist që do ti tejkalojmë diferencat e vogla sepse në njërën anë ekziston mirëbesimi ynë dhe në anën tjetër dëshira për ndryshime të mëdha. Sa i përket rezultateve konkrete nga këto bisedime do të njoftoheni me kohë por mos dyshoni në suksesin e formimit të koalicionit. S’ka pengesë që nuk do kalohet ” ka thënë shkurt Kurti raporton Gazeta blic. I pyetur rreth çështjes së postit të Presidentit, Kurti ka theksuar: “Nuk ka pengesë që do të na ndalë për arritjen e koalicionit qeverisës”. Kurti poashtu tha se Qeveria do të bëhet. Ka pasur raportime se LDK-ja insistonte që në bisedimet për formimin e qeverisë të përfshihet edhe posti i presidentit të vendit.(INA)

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All