Qëllimi i aktivitetit kulturor me rastin e Festës së Flamurit ishte fuqizimi dhe bashkimi i diasporës shqiptare, studentëve, prindërve, shoqatave të ndryshme kulturore dhe shoqatave joqeveritare.

Po ashtu, aktivitete si ky krijojnë mundësi për t`u njohur sa më mirë mes vete e më pas edhe për të realizuar projekte të përbashkëta që për qëllim kanë ruajtjen e gjuhës, traditës, historisë kombëtare në diasporë, por edhe projekte më të mëdha që shërbejnë si promovim i Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Në këtë aktivitet kanë marrë pjesë përfaqësues e diplomatë nga Konsullata e Republikës së Kosovës në Munih, të kryesuar nga konsulli Afrim Nura, i cili i përshëndeti të pranishmit me një fjalë rasti.

Në kuadër të këtij aktiviteti që i kushtohej Ditës së Flamurit, zyrtarët e MDIS-it zhvilluan edhe takime të shumta me mësues në diasporë dhe shoqata të studentëve shqiptarë në Bavari.

Në emër të MDIS-it, shoqatat u falënderuan per kontributin që po japin për ruajtjen e kulturës shqiptare. Atyre iu premtua mbështetje e vazhdueshme nga MDIS-i.


Loading...


2002-2019

Flash Lajme

Më të lexuarat