Në një intervistë për KosovaPress, shefi i sektorit qendror të hetimit të trafikimit me qenie njerëzore, Riza Murati ka treguar për numrin e personave të trafikuar gjatë vitit 2019.

Vendet ku është ushtruar më shumë kjo veprimtari kanë qenë Prishtina, Ferizaj, Mitrovica, Peja dhe Prizreni.


Murati thotë se për këto vepra gjatë vitit të kaluar janë arrestuar me dhjetëra trafikantë.

Murati mes tjerash thotë se shumica e rasteve të identifikuara janë nga vetë Policia e Kosovës, derisa sipas tij, shumë pak raportohen nga vetë viktimat.

Për këtë zyrtarja për media në Administratën Tatimore të Kosovës, Valentina Bytyqi-Sefa, tregon për KosovaPress, se sa veprimtari të jashtëligjshme janë mbyllur gjatë vitit të kaluar.

Nga 26 viktima të trafikimit, dy janë të Malit të Zi, dy nga Serbia, një nga Shqipëria, ndërsa 21 të tjera janë nga Kosova.

Adelina Berisha nga Rrjeti i Grupit të Grave të Kosovës, thotë se është shumë shqetësuese numri i viktimave të trafikimit, por edhe se si Kosova prej një vendi që ka qenë tranzit, është kthyer në burim të trafikimit.

Sipas Avokatit të Popullit, Hilmi Jashari trafikimi është vepër penale dhe autoriteti bazë i cili do të duhej të trajtojë këtë fenomen është prokuroria dhe institucionet e rendit. Jashari kritikon institucionet e shtetit se nuk po punojnë mjaftueshëm për strehimin dhe mbrojtjen e këtyre viktimave.

E vetmja e arritur sipas Jasharit është bërë me miratimin e ligjit në vitin, 2015 kur është nxjerrë ligji, i cili e parasheh një kompensim që do të duhej t’i ofrohej këtyre viktimave, por i cili në praktikë nuk ka funksionuar.

Në numër të madh, trafikimi me qenie njerëzore mund të fillojë me mashtrim për një jetë më të mirë, që përfundon në mungesë të lirisë dhe shkelje e të drejtave themelore të fëmijëve dhe të njeriut./KosovaPress/


Loading...


2002-2019

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All