Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, njëherish Nënkryetar i Komisionit Evropian, sot pritet të mbërrijë për vizitë në Kosovë. Para vizitës, ai theksoi se vizita e tij e parë zyrtare në Ballkanin Perëndimor i cili tregon përkushtimin ndaj perspektivës së BE-së për rajonin, stabilitetin e tij, sigurinë dhe prosperitetin.

“Do të jetë një përparësi gjatë mandatit tim dhe duke pasur parasysh vendosmërinë time personale për të përparuar me dialogun e lehtësuar nga BE, kam dashur të vizitoj së pari Kosovën dhe Serbinë në rajon. Ka shumë punë të rëndësishme përpara duke përfshirë normalizimin e marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës Gjatë vizitës time, mezi pres të njoh Kosovën dhe Serbinë dhe të takoj njerëzit e tyre. “, deklaroi Borell. Siç bëhet e ditur në komunikatë të BE-së, Borell do të takohet me liderët politikë përfshirë presidentin, Hashim Thaçi, përfaqësues të partive si dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile. Sipas komunikatës, Josep Borrell do të nisë një projekt të financuar nga BE për të përmirësuar cilësinë e ajrit në Kosovë dhe do të vizitojë Prizrenin. Ndërsa Borell do të qëndrojë edhe në Serbi më 31 janar – 1 shkurt.

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All